Obama: Qëllimi i koalicionit shtypja e ekstremizmit
Presidenti amerikan, Barack Obama, duke folur sërish në lidhje me ISIS-in, ka thënë se qëllimi i një koalicioni ndërkombëtar, të cilin ai po tenton të formojë, është shtypja e ekstremizmit të demonstruar nga militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri……

“Ne po tentojmë të krijojmë koalicionin që na lejon për të udhëhequr”, tha Obama, i cili po tenton të shmangë një përsëritje të luftës në Irak.Në fund të muajit shtator Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të mbajë një konferencë në Asamblenë ë Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, e cila synon përfshirjen e sa më shumë vendeve në koalicion.
Ndërkohë Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka rritur në Kajro për të kërkuar mbështetje për një koalicion ndërkombëtar kundër militantëve të ISIS-it.
Vizita në Kajro është pjesa e fundit e turneut rajonal, gjatë të cilit zoti Kerry e vizitoi Irakun, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Turqinë.
10 shtete arabe tanimë kanë ofruar mbështetjen e tyre, përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin, ndërsa Kerry ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të Iranit me këtë koalicion ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-të. Ndërsa, ministria e Brendëshme gjermane ndaloi përdorimin e flamurit të zi me shkrim të bardhë arab, si simbol i “Shtetit Islamik”. Ndalimi në fuqi përfshin çdo pjesëmarrje në “Shtetin Islamik”, qoftë kjo në mediat sociale, apo në demonstrata.
