Maqedoni
Situata me zjarret, ende aktiv zjarri në malin e Karadakut të Shkupit
06.09.2019 11:16
Zjarri në Straçincë – Bërnjarcë në malin e Karadakut të Shkupit, akoma është aktiv, informojnë nga Njësiti i Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit....

Zjarri shpërtheu dje pasdite dhe po digjet në pyll me drurë të ulët. Terreni i paqasshëm dhe era e vështirësonin punën e zjarrfikësve. Gjatë pasdites së djeshme është intervenuar edhe nga ajri për shuarjen e zjarrit. Në orët e mbrëmjes, për shkak të errësirës, avionët ujë-hedhës janë larguar e lufta me flakët ka vazhduar nga toka.
Në aksion u përfshinë 5 makina zjarrfikëse me rreth 15 zjarrfikës. Sipas informacioneve, zjarri dje kaploi një hapësirë prej 3 deri në 4 kilometra. Tymi me shpejtësi ka lëvizur edhe në drejtim të fshatit Mojancë të Kumanovës.
