Botë

Vdes ish-presidenti i Zimbabve

06.09.2019 12:38

Është ndarë nga jeta presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe....

Ish presidenti i parë pas Pavarësisë, vdes në moshën 95 vjeçare.
 
Ai vdiq pas problemeve më shëndetin.
 
Mugabe u rrëzua nga pushteti në një grusht shteti ushtarak në nëntor 2017, duke i dhënë fund mbretërimit të tij prej tre dekadash.
 
Ai lindi në 21 shkurt 1924, në Rhodesia.
 
Ish-presidenti u burgos për më shumë se një dekadë pa gjyq pasi kritikoi qeverinë e Rodezisë në 1964./Ora News