VMRO-DPMNE: Prokuroria neglizhoi rastin “Zhvatja”
VMRO–DPMNE akuzon Prokurorinë Publike për neglizhencë të zbardhjes së të vërtetës për rastin “Zhvatja”...

VMRO–DPMNE akuzon Prokurorinë Publike për neglizhencë të zbardhjes së të vërtetës për rastin “Zhvatja”. Sipas tyre, prokurorja Ruskovska komprometon hetimin e rastit në fjalë me qëllim që t’i mbrojë porositësit e vërtetë të rastit “Zhvatja”. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, thotë se rasti “Zhvatja” hetohen pa respektuar principet e drejtësisë.
“Prokurorisë iu deshën katër muaj që të mendojnë gënjeshtrën se Kiracovski vetëm njëherë është fotografuar me Bokin 13 si distancim kryesor të pjesëmarrjes së tij në reketim, ndërsa në realitet i tërë opinioni ka parë fotografinë se Kiracovski ka pasur edhe orë të tëra shoqërim me Bokin 13, ku këndojnë në kafene të Shkupit. Pyetja kryesore është kjo: Për çka dhe te kush ka ndërmjetësuar Kiracovski për Bokin 13? Nëse e dimë se ka ndërmjetësuar tek biznesmeni dhe kryetari komunal nga radhët e LSDM-së, për çka ka ndërmjetësuar dhe çfarë u ka thënë që të dakordojë takimin?!”,- deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO –DPMNE.
LSDM: Të procesuohen të gjitha lëndët e PSP-së
Nga LSDM kundërpërgjigjen. Thonë se institucionet ndërtojnë mekanizma të cilat përforcojnë kapacitetet e shtetit ligjor. Për këtë fakt, sipas LSDM-së, flet edhe paraburgimi i Janevës, që do me thënë se drejtësia vlen për të gjithë njësoj. Ndërkaq në kohën e VMRO-DPMNE-së ka qenë absurde burgosja e funksionarëve e pasi që sistemi gjyqësor ka qenë i varur nga Gruevski, thotë Kostandinov.
“Rasti “Zhvatja” dhe ikja e Katica Janevës nga pozicioni kryesor i PSP-së, nuk i amniston nga përgjegjësia penale funksionarët e mëparshëm shtetërorë për të gjitha krimet dhe keqpërdorimet që dolën nga incizimet e përgjimeve. Të gjitha ato raste duhet të vazhdojnë të procesohen dhe të marrin vendim gjyqësor dhe të ketë drejtësi”,- tha Kostandin Kostandinov nga LSDM.
LSDM nuk do të amnistojë askënd për krim dhe Maqedonia e Veriut është shtet juridik ku ligjet vlejnë për të gjithë njësoj, thotë Kostandinov. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
