MUNDIALI 2014
Finale – SHBA-ja - SËRBIA
13.09.2014 18:46
Pas Amerikës, edhe Serbia është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror në basketboll. Ekipi serb në gjysmëfinale e mundi Francën me rezultat 85-90…..

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 21-15 në favor të Serbisë ndërsa e dyta me rezultat 25-17 poashtu në favor të Serbisë.
Çereku i tretë i takimit ishte i baraspeshuar 15-14, derisa çereku i fundit ishte mjaft interesant. Franca arriti të shënojë dhjetë pikë më shumë se Serbia, por këto nuk ishin të mjaftueshme, pasi pësoi humbje me rezultat 90-85.
Serbia, në finale të Kampionatit Botëror në basketboll do të takohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi final zhvillohet ensër me fillim më orën 22.00.