Maqedoni
Ministria e shëndetësisë, vaksinohen 37.189 fëmijë deri në moshën 14 vjeçare
07.09.2019 13:03
Ministria e Shëndetësisë njofton se në fillim të epidemisë së morbilit, duke përfunduar mbrëmë në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në fillim të epidemisë së morbilit, duke përfunduar mbrëmë në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar 37.189 fëmijë deri në moshën 14 vjepare me vaksinën e tipit MRP.
Nga ata 16.935 fëmijë janë vaksinuar në Shkup, derisa në pjesët tjera të vendit vaksinën e kanë pranuar 20.254 fëmijë.
Në javën e kaluar, në Shkup janë vaksinuar 28 fëmijë, ndërsa në RMV janë vaksinuar 691 fëmijë të moshës më të vogël deri në parashkollorë.
Nga dhjetori i vitit të kaluar në RMV janë regjistruar gjithsej 1898 raste me fruth.
