Maqedoni
Besimi tek drejtësia, Maksuti: Rikthehet, nëse dënohet kush shkel ligjet; Maksuti: Zgjidhje për PSP-në, të funksionojë ligji
07.09.2019 13:55
Sjellja e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike dhe inkorporimin e Prokurorisë Speciale në të...

Sjellja e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike dhe inkorporimin e Prokurorisë Speciale në të, ka mbetur Peng i moskoordinimit të partive politike.
Kjo hap dilemën, a janë të gjitha forcat politike të gatshme të punojnë seriozisht për regullimin e sistemit të drejtësisë dhe funksionimit e shtetit ligjor, që në këtë moment varet nga dakordimi I politikës.
Profesori Universitar Mersim Maksuti për TVM2 vlerëson se dilemat e tilla janë të arsyetueshme në një kohë kur mbi PSP-në janë hedhur hije dyshimi me vetë paraburgosjen e ish kryeprokurores speciale të dyshuar për korrupsion.
Maksuti thotë se për të kthyer besimin tek drejtësia, duhet të cohet deri në fund procedura e ndëshkimit të të gjithë atyre që shkelin ligjet, pa marrë parasysh se kush janë.
“Vetë fakti I prurjes së PSP-së deri në këtë gjendje , kur vetë kryeshefja e saj përfundoi në paraburgim dhe rastit të fundit që ajo i dorëzoi lëndët tek Prokuroria Publike në një mënyrë paraqet dështim të punës së këtij institucioni, dhe dështim i misionit të rëndësishëm për të cilën u themelua PSP. Procesi i nisur i ndëshkimit të të gjithë atyre që kanë keqpërdorur, apo abuzuar me pushtetin shtetëror, dhe të gjithë ata që kanë bërë vepra kriminale dhe që janë zhytyr në korrupsion, procesi i nxjerjes së tyre para drejtësisë të shkoj deri në fund”, u shpreh profesori universitar Mersim Maksuti.
Maksuti thotë se asnjë ligj nuk është i përkryer dhe zbraztirat po shihen, e këto zbraztira tani me mjeshtëri po shfrytëzohen nga ana e atyre të cilët janë nën akuza.
Që të kthehet besimi tek sistemi i drejtësisë, sipas tij duhet të funksionojë drejtësia transparente dhe e pa ndikuar nga politika. sa I përket statusit të PSP_së Maksuti thotë se edhe nëse inkorporohet në Prokurorinë Themelore si sektor i vecantë, duhet të ruajë autonominë e të rrisë kompetencat.
“Ne duhet të shkojmë deri në fund me zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale dhe ta kthejmë fuqishëm besimin e këtij institucioni, qoftë atë që atë ta ruajmë si Prokurori Speciale, si institucion i pavarur me kompetenca të saj të plota, qoftë inkorporimi i saj brenda Prokurorisë Publike. Por gjithsesi edhe nëse ajo inkorporohet, ajo duhet të ruajë autonominë e saj, madje edhe të rrisë kompetencat, sepse ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, pos ta kthejmë zbatimin e ligjit, kthimin e besimit në funksionimin e shtetit juridik dhe zgjidhje tjetër nuk kemi”, theksoi Maksuti.
Maksuti përshëndet edhe idenë e hedhur tashmë nga politika, që në krye të Prokurorisë Publike apo Speciale të vendoset një Prokuror nga jashtë.
Ai sqaron se pa ndihmën dhe ndërjetësimin e faktorit ndërkombëtar në vendin tonë edhe më herët nuk është zgjidhur asnjë qështje.
Por potencon se vendosja e shtetit juridik nuk varet nga një njeri I vetëm, kushdo që të jetë ai, por duhet të ndërtohet një klimë e besimit, të ndërtohen institucionet e pavarura gjyqësore të cilat do të ndanin drejtësi në mënyrë jo-selektive.
FITIM KRYEZIU
