Maqedoni

Investimet në zonat rrurale, Selami: U japim fund problemeve infrastkturore

07.09.2019 14:24

38 milionë eurot e ndara nga buxheti shtetëror për zhvillim infraksturor në komunat rurale...

38 milionë eurot e ndara nga buxheti shtetëror për zhvillim infraksturor në komunat rurale, pritet tu japin fund problemeve infrastrukturore me të cilat përballen komunat.
 
Zv drejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Abdulselam Selami në një prononcim për TVM2 thekson se 200 projektet që kanë marrë dritë jeshile nga agjencia, do të lehtësojnë dukshëm jetën e qytetarëve që gravitojnë në këto zona.
 
“Përmes këtyre projekteve të cilat janë kapitale, të cilat janë projkete në infraksutrur rrugore në ndërtim të rrugëve, rikonstruim të rrugëve, ndërtim të qendrave rekreativo-sportive, ndrëtim të ujësjllsave, kanalizimeve ne direct përimrisojmë kushtet e jetesësë në vendet rurale”, u shpreh zv/drejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Abdulselam Selami.
 
Sa i përket komunave shqiptare, Selami shprehet se është bërë maskimumi në këtë drejtim duke sigurUar nga dy apo tre projekte për secilën komunë.
 
“Gjitha komunat shqiptar janë pëfshirë në këto projekte. Mendoj se me këtë thirrje komunat rrurale shqiptare kanë përfituar në maksimum. Ndarja e buxhetit është bërë proporcionlisht që do të thotë që komunat shqiptare kanë arritur në maksimum nga nthirrja që patëm që do të thotë se edhe kryetarët e komunas thonë se asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë kaq projekte nga ana e agjensicë”, theksoi Selami. 
 
Ai apeloi kryetarët e komunave të cilët kanë marrë vendimet e përkoshme nga agjenca ti nisin punimet në terren, ndërsa e vetmja barrë për komunat mbetet vetëm pagesa e TVSH-së për investimin e realizuar. 
 
ZEKIRIJA MEXHITI