Maqedoni
Familja Sadiku ka nevojë për ne, ndihmoni në 072/274-855
07.09.2019 15:15
Muharrem dhe Binaze Sadiku nga Shkupi, nuk e kanë pasur jetën asnjëherë të lehtë...

Binazja është aksidentuar që fëmijë, nga një shtizë që i ka hyrë në sy duke luajtur. Syri I shpëtoi por nga aksidenti ka pasoja në gjymturë.
Edhe Muharremi u sëmur si fëmijë dhe nga temperature e lartë e moshës 3 vjec, për shkak të një gjiplëre të dhënë gabim, ka mbetur invalid sot e kësaj dite , edhe pas 10 operacionesh. Jeta I takoi, ata krijuan familje, kanë edhe tre fëmijë, dy djem e një vajzë. Por fatkeqsitë i ndoqën. Jetojnë në kushte mizerje.
Shtëpi kanë, nëse mud të quhet e tillë dhoma prej qërpici ku jetojnë. Skamja është shtruar këmbëkryq në familjen e tyre. Muret e mykura nuk i ndihmojnë aspak shëndetit të shkatërruar që në fillimet e jetës.
“Jeta jonë është shumë katastrofë, keq jemi edhe me kushte, kam problem me këmbët edhe kurrizin dhe për këtë arsye nuk mundem të punoj, me ndreq shtëpi nuk mundem. I kam tre fëmijë ata kërkojnë shtëpi dhe duan kushte, por unë jam I sëmurë dhe nuk mundem tju bëj, për shkak të operacioneve.Ju jeni me aftësi të kufizuara, a keni lindur kështu apo më vonë jeni bërë? Jo kur kam pas tre vjet, kam pas shumë temperature dhe më kanë dhënë ineksion gabim, pastaj kum mbet në këtë derexhe, shumë keq”, u shpreh kryefamiljari Muharrem Sadiku.
“Me qera nuk jemi por shtepisë i vjen erë myku , nuk mund te bejme gjumin rehat Shtepia mbane erë të keqe , sidomos tash dimrit e kemi edhe më vështirë, banjon e kam në oborr , femijet duhet të pastrohen, cka bie jashte bjen edhe Brenda”, theksoi kryefamiljarja Binaze Sadiku.
Kryefamiljarët kanë dëshirë tu mundësojnë fëmijëve të tyre si të gjithë prindërit e tjerë, kushte normale për jetesë.
Vetë nuk munden por jemi të sigurtë se nëse bëhemi të gjithë bashkë e ndihmojmë sa të mundemi, ne mund t’ju tregojmë 5 anëtarëve të familjes Sadiku se jeta e tyre mund të ndryshojë sepse kanë pranë njerëz me zemër të madhe.
HAMIDE IBRAHIMI
