Maqedoni
VMRO –DPMNE akuzon ministrin Filipçe, po luan me sterelizimin e instrumenteve kirurgjike
07.09.2019 15:58
Pas dhënies së tenderit për sterilizim, sipas VMRO-DPMNE, nuk ka asnjë informacion se si Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce...

Pas dhënies së tenderit për sterilizim, sipas VMRO-DPMNE, nuk ka asnjë informacion se si Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, do të implementojë partneritetin publik-privat. VMRO-DPMNE pyet Ministrin e Shëndetësisë se cila është kostoja dhe si do të ofrohen shërbimet dhe kush do të paguajë për sterilizimin e instrumenteve dhe i kërkon atij të dalë publikisht dhe të shpjegojë se si do të funksionojë sistemi.
“Zoti ministër si janë përzgjedhur katër qendrat e sterilizimit, dy prej të cilave do të jenë në Shkup dhe pjesa tjetër në Ohër dhe Kavadar.“Manastiri dhe Shtipi kanë spitalet klinike, dhe qendrat e sterilizimit do të jenë në Ohër dhe Kavadar. Imagjinoni që Ohri do të bëjë sterilizimin e Manastirit, cila është logjika për të transportuar instrumentet e Ohrit në Manastir ?! Cila është logjika e transportimit të instrumenteve nga Kavadari në Shtip? Ne as nuk e dimë se kur dhe si do të fillojë e gjithë kjo që ju e quani partneritet publik-privat. Me çfarë kostoje, si do të ofrohen shërbimet, me cilën rregullore do të determinohet çmimi për sterilizimin dhe kush do ta paguajë sterilizimin e instrumenteve”, u shpreh Igor Nikolov nga VMRO - DPMNE.
