Formula 1, ja kalendari i plotë i 2015-s
Kur mungojnë edhe 6 gara nga fundi i botërorit aktual të Formula 1, është zbuluar edhe kalendari i sezonit të ardhshëm, për vitin 2015…….

Një axhendë tepër e pasur e që prezanton plot 20 takime, një më shumë se sa kampionati aktual.
Risia ka të bëjë me Çmimin e Madh të Meksikës, që do të zhvillohet më 25 Tetor, 23 vjet pas garës së fundit të zhvilluar në këtë shtet.
Botërori i 2015-s do të nisë nga Melbourne i Australisë, e do të përfundojë më 29 nëntor në pistën e "Yas Marina"-s në Abu Dhabi.
Ja kalendari i plotë:
15 Mars: Australi (Melbourne)
29 Mars: Malajzi (Sepang)
5 Prill: Bahrein (Sakhir)
19 Prill: Kinë (Shanghai)
10 Maj: Spanjë (Montmelò)
24 Maj: Monako (Montecarlo)
7 Qershor: Kanada (Montreal)
21 Qershor: Austri (Spielberg)
5 Korrik: Britani e Madhe (Silverstone)
19 Korrik: Gjermani (Nurburgring)
26 Korrik: Hungari (Hungaroring)
23 Gusht: Belgjikë (Spa-Francorchamps)
6 Shtator: Itali (Monza)
20 Shtator: Singapor (Marina Bay)
27 Shtator: Japoni (Suzuka)
11 Tetor: Rusi (Sochi)
25 Tetor: Meksikë (Mexico City)
1 Nëntor: SHBA (Austin)
15 Nëntor: Brazil (Interlagos)
29 Nëntor: Abu Dhabi (Yas Marina)
