Maqedoni

Ribalansi i buxhetit, VMRO: Kjo qeveri nuk përkrah bujqesinë; LSDM: Parat u kthen qytetarëve

07.09.2019 18:06

VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë se me rebalansin e buxhetit menjanon mjetet...

VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë se me rebalansin e buxhetit menjanon mjetet që kanë për qëllim zhvillimin e bujqësisë.
 
Kjo qeveri edhe njëherë dëshmoi se bujqësia dhe bujqit nuk janë në fokusin e sajë dhe se të njejtit do të duhet të gjinden vetë në zgjidhjen e problemeve të përditshme.
 
LSDM duhet të shkojë andaj duhen zgjedhje të shpejta parlamentare thonë nga VMRO.
 
“Përderisa Bujqit vuajnë se si të gjejnë shitje të prodhimeve të fituara ,përderi sa i presin subvencionet e premtuara dhe masat për ndihmë plotësuese ,Zoran Zaev në rebalasin e tij në pjesën e Ministrisë së bujqësisë parasheh në mënyrë plotësuese 25 mijë euro për blerjen e mobiljeve dhe 150 mijë euro të tjera për blerjen e veturave. Zaev dhe Dimkovski shkurtojnë edhe 20 milion euro nga mjetet buxhetore të caktuara për zhvillim rural të Agjensisë për përkrahje finansiare të bujqësisë”, shprehen nga VMRO-DPMNE.
 
Ndërkohë nga LSDM hedhin poshtë akuzat a VMRO -DPMNE së. Ata theksojnë se rebalansi parasheh avansimin e sistemit shëndetësorë dhe rritjen e pagave prej 5 % nga shtatori I këti viti në administratën publike,shëndetësi ,arsim,qerdhe,polici kulturë dhe mbrojtje.
 
Qeveria e LSDM-së e mban premtimin dhe me hapa të mëdhenj shkon përpara dhe çdo dit e më shumë të hollat mbarojnë tek qytetarët thekson Fatmir Bytiqi.
 
“VMRO-DPMNE përsëri janë kundër rritjes së pagave të qytetarëve ,kundër rritjes së standarit jetësorë kundër rritjes së pensioneve dhe përkrhajes më të madhe për kompenitë.400 milion denarë janë siguruar për subvencionimin  e të ardhurave nga sigurimi i detyrueshëm social për ndërrmarrjet, të cilat do ti rrisin pagat e të punsuarve të tyre deri më 6000 denarë”, theksoi Fatmir Bytiqi. 
 
Në vend se në barok të rrejshëm ,stiropol ,palma dhe përmendore  ku VMRO harxhoi qindra milion euro sot parat e buxhetit I investojmë në atë që është me rëndësi për qytetarët dhe shtetin tha Bytiqi.
 
FLORIE BELULI KAMBERI