DERBI MADRILEN
Sonte derbi madrilen
13.09.2014 18:59
Rikthehet sot në “Santiago Bernabeu” derbi i Madritit…….

Një ndeshje që të krijon emocione gjithmonë, në kampionat, në kupë apo në Champions.
Vitin e kaluar Atletico arriti të fitonte pas 14 vjetësh në fushën e kundërshtarit të përhershëm Real.
Në këtë takim që do të nisë në ora 20:00 në stolin e Atletico nuk do të jetë trajneri Diego Simeone, i cili është i dënuar pas sjelljes antisportive në Superkupën e Spanjës.
Atletico është përfolur si një ekip agresiv, por të dy trajnerët e mendojnë ndryshe.Te Real Madrid pritet të jetë në fushë Cristiano Rolando pas mungesës në ndeshjet me Real Sociedad në La Liga dhe Shqipërinë në Euro 2016.
Derbi do të luhet tepër herët këtë sezon në kampionat që po luan javën e tretë.
