Maqedoni

Ribalanci i buxhetit, Bislimi: Nuk ka komponentë zhvillimorë; Subvencionimi i kontributeve, Bislimi: Përfitim për kompanitë, jo për punëtorët

08.09.2019 14:40

Ribalanci i buxhetit i miratuar nga ana e qeverisë, nuk pritet të sjellë ndonjë risi në ekonominë e vendit...

Ribalanci i buxhetit i miratuar nga ana e qeverisë,  nuk pritet të sjellë ndonjë risi në ekonominë e vendit, vlerësojnë ekspertët.
 
Edhe këtë herë si zakonisht shkurtohen investimet kapitale e parapara në sjelljen e buxhetit, që dëshmon faktin se edhe ky buxhet nuk ka komponente zhvillimore, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi. Sipas tij, shkurtimi i paraparë i investimeve kapitale me ribalancin e buxhetit është një sinjal i keq për ekonominë e vendit.  
 
“Zvogëlohet mundësia për kapacitetin prodhues të ekonomisë sepse zvogëlohet mundësia për rritjen e kapacitetit prodhues të ekonomisë sepse zvogëhen harxhimet për investime kapitale për 50 milion euro. E vetmja mënyrë për rritje të kapacitetit prodhues të ekonomisë, kur ato nuk i ke apo zvogëlohen për aq edhe zvogëlohet mundësia për rritjen e kapacitetit prodhues të ekonomisë”, u shpreh profesor universitar Sami Bislimi.
 
Bislimi shprehet pesimist edhe sa i përket rritjes së pagave, të cilin e paralajmëron qeveria me ribalancin e buxhetit.
 
Kjo sipas tij se nuk ka rritje të produktivitetit të punës. Sa i përket masës për subvencionim të kompanive për pagesë të kontributeve sociale, Bislimi thotë se kjo masë nuk rritë pagat, pasi edhe ashtu qytetarët kanë marrë të njejtën shumë parash, por në dy mënyra.
 
“Me këtë veprim nuk ka rritje të fuqisë blerëse të punonjësve, nuk ka rritje të mirëqenies ekonomike të qytetarëve,  por ka vetëm transformim i të ardhurave të punonjësve. Prej atyre dy mënyrave, tani punëtorët do të marrin vetëm në një mënyrë por me të njejtën shumë që e kanë marrë përpara”, theksoi Bislimi.
 
Nga qeveria pas miratimit të ribalqancit thanë se ky ribalanc do të shërbej për ndërtimin e një ekonomie të fuqishme e cila do të hap shance për të gjithë.
 
Me ribalancin e buxhetit do tu ndahen më shumë para qytetarëve dhe do të mbështeten fuqishëm bizneset për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për të dhënë paga më të mëdha, vlerësojnë nga qeveria.
 
ERSAN PAJAZITI