Maqedoni

Osmani: Meritokracia virtyt i BE-së, ne meritojmë datë

08.09.2019 15:01

Zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani pret datë për fillimin e bisedimeve nga Këshilli i BE-së në tetor...

Për TVM2 Osmani sqaron se vendi ka dhënë argumente të mjaftueshme  në favor të fillimit të bisedimeve  në  fund të vitit dhe sipas tij, duhet marrë përgjigje për punë që kemi bërë si shtet deri më tani.
 
Nëse vendimi sillet kundër pritshmërive tona, kjo do të kishte impakt negativ në vend dhe më gjerë thotë  Osmani, sipas të cilit,  mosmarrja e datës për bisedime do të krijonte pikë të dobët në stabilitetin rajonal.
 
“Fillimisht, nuk do kishte zbutje sikur ne mos ti kishim dhënë gjitha argumentet se e meritojmë  fillimin e bisedimeve. Kjo është parakusht për cdo zbutje të qëndrimeve  për shkak se ata nuk bëjnë komropmise me principet. Meritokracia është principi bazë për lëvizjet para  në BE…Momementi i dytë është konteksti rajonal dhe pasojta që mund  të ketë për rajonin vendimi për apo kundër nesh. Unë jam i bindur se asnjë qendër politike botërore nuk mund t’i qaset problemit Kosovë-Serbi pa dhënë mesazh për Maqedoninë e Veriut”, u shpreh zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani. 
 
Osmani shpreson se deri në tetor do të mbyllen problemet politike, përfshirë edhe çështjen e Prokurorisë Themelore Publike. 
 
“Për shkak se shumë vende anëtare e kanë  rëndësi të vecantë rrumbullkasimin e këtij procesi ose miratimit e ligjit  para vendimit të madh të tetorit , unë mendoj se faktorët politik e kuptojnë rëndësinë e momentit dhe duke pasparasysh se dallimet nuk janë edhe aq të pakapërcyeshme , jam optimist se në periudhën që vjen do arrihet  konsensus për Ligjin për Prokurori Publike”, theksoi Osmani. 
 
Sa i përket  rrugëtimit eurointegrues në pako me Shqipërinë, Osmani sqaron se për këtë mundësi vendosin vendet e BE-së, megjithëse sipas tij, ky vendim do të ishte ideale për të dy vendet.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU