Maqedoni

Pendarovski fton partitë politike në unitet; Zaev: Bashkëpunim, për qëllime të njëjta strategjike; Mickovski: Maqedonia, jo Maqedonia e Veriut

08.09.2019 16:14

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski fton partitë politike në unitet për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit...

Në rrugën drejt këtij qëllimi vendi duhet të ndërtojë institucione me integritet dhe drejtësi efikase, e cila sipas Pendarovskit do të garantonte pajtim të përhershëm. 
 
“Në vitin 1991 zgjodhëm pavarësinë, në vitin 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi para dyerve të institucioneve evropiane dhe euroatlantike. Për të arritur qëllimin, sërish duhet të rivendosim unitetin që e kishim në fillim të pavarësisë. Për këtë arsye ne kemi nevojë për pajtim qytetar, ndërsa për pajtim të përhershëm duhet drejtësi efikase dhe institucione me integritetit”, u shpreh kryetari i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Edhe kryeministri Zoran Zaev, në fajlimin e tij me rastin e ditës së pavarësisë, ftoi opozitën që të bashkëpunojë për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit.   
 
“Mbetem fuqishëm në përcaktimin tim që të ftoj të gjithë, përfshi edhe opozitën që të na bashkangjiten për çështjet e rëndësishme. Ndërtojmë shoqëri ku të gjithë janë të barabartë dhe njësoj të rëndësishëm. Nëse të gjithë jemi të përkushtuar në qëllimet e njëjta strategjike për shtetin tonë, për të gjithë qytetarët tanë, atëherë do të kemi bashkëpunim më të afërt dhe s’do të ketë ndarje aq të thella mes nesh”, theksoi kryeministri Zoran Zaev. 
 
Ndërkaq, kreu i VMRO DPMNE-së, Hrsitijan Mickovski, në asnjë rast nuk përmendi emrin kushtetues të vendit. Sipas tij “Maqedonia” është emri me të cilin maqedonasit identifikohen, duke lënë kështu të kuptohet qëndrimin kundër Marrëveshjes së Prespës. Mickovski me mesazh, edhe për ata që sipas tij mendojnë për krijimin e shteteve të mëdha.
 
“Askush nuk duhet të ëndërrojë për shtete të huaja të mëdha. Kjo është vatra që atyre u ka ofruar gjithçka. Ky është vendi që i ka rritur, shkolluar dhe i ka bërë ajo që janë. Është Republika e Maqedonisë unike”, u shpreh kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Pas 28 vjet pavarësi, sfida kryesore e Maqedonisë së Veriut është lufta me krimin dhe korrupcionin në nivele të larta, e cila kushtëzon edhe procesin eurointegres të vendit.
 
Pas skadimit të mandatit të Prokurorisë Speciale më 15 shtator, miratimi i pr/ligjit për Prokurori Publike shihet si kornizë ligjore që mundëson mekanizma për të luftuar krimin dhe korrupcion në nivele të lara, por as për këtë zgjidhje palët nuk kanë gejtur gjuhë të përbashkët.
 
Zgjidhja do të kërkohet në takimin e liderëve të paralajmëruar për ditën e martë.
 
SHPËTIM NUREDINI