Kinë, nis kampionati i parë botëror i makinave elektrike

13.09.2014 19:17

Ka nisur sot në pistën e Pekinit në Kinë kampionati i parë botëror i makinave elektrike, që është promovuar dhe licensuar nga Federta Botërore e Automobilizmit...

Kampionati do të ketë gjithsej 10 gara që do të zgjasin rreth një orë, ndërsa finalja është parashikuar të mbahet në rrugët e Londrës në qershor të vitit të ardhshëm.

FIA ka regjistruar 10 ekipe në këtë kampionat me nga 2 pilotë dhe 4 mjete secili, mes të cilave edhe marka të njohura të industrisë së makinave në botë.

Maksimumi i lejuar i shpejtësisë është rreth 225 kilometra në orë, si dhe është lejuar ndërrimi i baterisë në mesin e garës.

Pikavarazhi është identik me atë që aplikohet në Formula 1, pra fituesi merr 25, dhe i renditur i 10-ti vetëm 1 pikë.

Fituesi i garës së parë ishte braziliani Lucas di Grassi, ndërsa gjatë garës pati edhe aksidente.