Botë
Ivica Daçiç: Nëse Kosova pranohet në Interpol, unë jap dorëheqje
08.09.2019 18:24
Kreu i Diplomacisë Serbe, Ivica Daçiç, do të jap dorëheqje nëse Kosova pranohet në Organizatën Botërore të Policisë, INTERPOL...

Kosova edhe këtë vit do të tentojë të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Policisë, INTERPOL. Por Daçiç thotë se nëse ndodhë një gjë e tillë ai do të jap dorëheqje nga posti që mban.
“Kosova me siguri nuk do të pranohet në organizatën ndërkombëtare në një seancë të Interpolit në tetor nëse kjo ndodh, do të japë dorëheqjen”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur shtete tjera që sipas tij do ta tërheqin njohjen e Kosovës.
“Ky nuk është veprimi im personal. Jam pajtuar me presidentin Vuçiq dhe Qeverinë. Ky vendim është shumë i rëndësishëm për pozitën e Serbisë”, tha ai.
