Mbërrijnë në Lugansk ndihma të reja nga Rusia
Në Lugansk, në lindje të Ukrainës ka mbërritur një pjesë tjetër e ndihmave ruse për popullsinë e bllokuar në lindje të Ukrainës nga konflikti.......

Kryqi I kuq ndërkombëtar nuk ka mundur të shoqërojë autonmjetet ruse pasi nuk kishte marrë asnjë informacion nga qeveria e Kievit.
Një tjetër pjesë e ndihmave ruse ka mbërritur në Lugansk, në Ukrainën lindore. 200 kamionë me më shumë se 2 mijë ton prodhimesh ushqimore, por dhe mjekësore dhe pajisje për situatat emergjente. Kryqi i kuq ndërkombëtar nuk ka mundur të shoqërojë automjetet pasi nuk ka pasur asnjë informacion nga qeveria e Kievit.
Kjo e fundit nga ana e saj denoncon një shkelje të armëpushimit nga ana e separatistëve filorusë, të cilët kanë sulmuar gjatë natës aeroportin e Donjetskut. Kryeministri ukrainas Jatsenuk I ka bërë apel nga Kievi ku po mbahet konferenca për strategjinë europiane të Ukrainës, Uashingtonit dhe Brukselit. Jatsenuk u shpreh se Ukraina e vetme nuk është aq e fortë për të drejtuar negociatat bilateral me Rusinë.
Sipas tij Rusia mund të shkatërrojë Ukrainën, pasi Putin do një tjetër luftë të ftohtë si dhe pjesë të territorit ukrainas. Mbështetja europiane dhe ajo amerikane për Ukrainën, aktualisht përkthehet në sanksione të reja që kanë hyrë në fuqi të premten. Ndërsa të martën e ardhshme pritet të ratifikohet traktati i asociimit mes Kievit dhe Brukselit.
