Viktimat e pafajshme të konflikteve, 3.758 çanta në kujtim të fëmijëve të vdekur

09.09.2019 09:53

Vetëm vitin e kaluar, konfliktet e armatosura në mbarë botën, kanë shuar pa filluar mirë, jetët e mijëra fëmijëve....

UNICEF, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, ka vënë  3,758 çanta shkollore afër ndërtesës së saj në Nju Jork, për t’i rikujtuar këta viktima të pafajshme të konflikteve.
 
12 mijë fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në zonat e konfliktit vitin e kaluar, duke shënuar kështu numrin më të madh të të vdekurve prej kur OKB-ja ka nisur të analizojë të dhënat. Sipas të dhënave të agjencisë ndërkombëtare, një në katër fëmijë jeton në shtetet e prekura nga konflikti apo katastrofat tjera. Në 2018, rreth 31 milionë fëmijë janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, duke përfshirë 13 milionë refugjatë dhe më shumë se 17 milionë brenda shtetit të tyre”, raporton  OKB.
 
Në Ukrainë, ku konflikti i armatosur ka hyrë në vitin e gjashtë në mes të forcave të përkrahura nga Rusia dhe ushtarëve ukrainas, besohet se janë 500,000 fëmijë që kanë nevojë urgjente për mbrojtje dhe ndihmë humanitare. Nga UNICEF alarmojnë se fëmijët po paguajnë çmimin më të lartë të dhunës në konfliktet e vazhdueshme në Afganistan, Somali, Sudanin Jugor, Siri, Jemen dhe vende tjera.
 
Shifrat publikohen në prag të takimit pas dy javësh të Asamblesë së  e Përgjithshme të OKB-së për të shënuar  30-vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.