Komisioni hetimor vendos për presidentin, Meta: Do të jem president deri në fund të mandatit

09.09.2019 10:42

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka dalë përpara Komisionit Hetimor të Parlamentit....

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka dalë  përpara Komisionit Hetimor të Parlamentit. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e kushtetutës.

Presidenti Meta para se të hynte në Komison ka thënë prerë se do të jetë president deri në fund të mandatit. Mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama e akuzon Presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës pas vendimit për zhdekretuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Por Meta tha para komisionit hetimor se një nga arsyer që e coi në shtyrjen e zgjedhjeve lokale ishte edhe situata në vend. Ai shtoi se në datë 7 qershor pati informacione të besueshme të cilat janë sekrete, se në protesten e 8 qershorit do të kishte trazira të mëdha dhe se do të digjej Kuvendi i Shqiperisë.

Kjo bëri që ai bashkë me stafin e tij të vendoste ç’dekretimin e 30 qershorit në mënyrë që palëtr të reflektonin dhe situata të qetësohej.

Si president i vendit isha i detyruar te shihja interesin kombetar te vendit dhe nuk mund te lejoja qe imazhi yne te cenohej me te tjera trazira qe do demtonin edhe integrimin ka arsyetuar  Meta vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve.