Parashikimi i motit

09.09.2019 09:24

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell....

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor.

Në orët e pasdites do të ketë dukuri të izoluar të reshjeve të shkurtra të shiut me bubullima.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 10 deri në 18 gradë Celcius, ndërsa temperaturat e ditës nga 24 deri në 31 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare në drejtim të jugut. Temperatura do të sillen nga 16 deri në 29 gradë Celcius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë.