Tajfuni “Faxai” lë në terr Japoninë, 900 mijë banesa pa energji elektrike
09.09.2019 11:02
Më shumë se 900,000 shtëpi kanë mbetur pa energji....

Më shumë se 900,000 shtëpi kanë mbetur pa energji pasi tajfuni “Faxai” goditi Tokion.
“Faxai” është një nga tajfunët më të fortë që kanë goditur kryeqytetin japonez në një dekadë.
Era arriti shpejtësinë prej 130 km/orë. Më shumë se 130 fluturime u anuluan dhe linjat e trenave u mbyllën për orë të tëra.
Autoritetet kërkuan evakuimin e rreth 390.000 njerëzve nga prefekturat e Kanagaëa, Shizuoka dhe Tokio.
Deri më tani, sipas BBC, më shumë se 30 persona janë lënduar.
