Pompeo: Ju presim si anëtare e 30 e NATO-s
09.09.2019 12:45
Vazhdojnë urimet drejtuar autoriteteve dhe qytetarëve...

Vazhdojnë urimet drejtuar autoriteteve dhe qytetarëve në 28 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo, uroi Maqedoninë e Veriut për ditën e pavarësisë dhe shprehu mbështetje për integrimet euroatlantike.
Ai e përshëndeti si marrëveshje historike Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe përkushtimin e vendit për tu bërë pjesë e NATO dhe BE-së.
“Përkushtimi juaj i vazhdueshëm për parimet demokratike dhe sundimin e së drejtës, kontribuojnë jo vetëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon. Gëzohem që do t’ju presim si anëtarja e 30 e NATO-s”,- shkruan Pompeo në urimin e tij.
