ISIS ekzekuton një punëtor humanitar britanik

14.09.2014 13:30

Në Internet është publikuar një video ku shihet vrasja me prerje koke e punëtorit humanitar britanik, David Haines, nga militantët e Shtetit Islamik........

Kryeministri britanik, David Cameron, tha se vrasja e humanitarit Haines nga Shteti Islamik ishte një akt i djallit të vërtetë dhe ka shprehur përkushtim që vrasësit do të sillen paradrejtësisë.

Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka dënuar ekzekutimin e punëtorit humanitar britanik, David Haines, duke e cilësuar si “vrasje barbare”. “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krahu me mikun dhe aleatin tonë të afërt në pikëllim dhe përkushtim”, thuhet në deklaratën e presidentit  Obama.

Kjo video është publikuar disa orë pasi familja e britanikut Haines, publikisht u është lutur rrëmbyesve të tij që të kontaktojnë me ta. David Haines, 44 vjeçar, baba i dy fëmijëve, nga qyteti Perth në Skoci, ishte rrëmbyer vitin e kaluar derisa punonte për agjencinë franceze, ACTED.

Nga militantët e Shtetit Islamik, deri tani janë vrarë me prerje koke edhe dy gazetarë amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff.

Ndërsa së fundmi ISIS ka kërcënuar vendet e koalicionit kundër militantëve të prezantuar nga presidenti Obama duke i shpallur luftë Europës dhe krishterëve të Sirisë.

Kërcnimet e Shtetit Islamik u shpallën nëpërmjet videove në You Tube dhe të shpërndara nga mediat egjiptiane. Në video janë kërcnuar edhe Presidenti amerikan Obama, mbretit saudit Abdullah, kryeministrit britanik David Cameron, sekretari i shtetit John Kerry, si dhe shteti I izraelit, SHBA-të, Britania e Madhe, Arabia Saudite dhe Gjermania. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)