Kalendari tregon verë, dimri erdhi, bie bora e parë në alpet zvicerane

09.09.2019 14:54

Pas një vere rekord të nxehtë, në Itali ka rënë bora e parë...

Pas një vere rekord të nxehtë, në Itali ka rënë bora e parë. Mbulesa  e bardhë surprizoi banorët e Livinos, një fshat që gjendet në 1800 metra lartësi mbidetare. Edhe në Tiroli në alpet zvicerane, një shtresë dëbore prej 30 centimetrash, vuri në siklet blegtorët të cilët i kanë ende bagëtitë të shpërndarë nëpër kullotat malore.

Ata i mblodhën tufat me shpejtësi në vende të mbrojtura, u vunë zinxhirë makinave dhe presin që moti sërish të ngrohet për të vazhduar me punët normale të vjeshtës. Austria po përgatitet për gjysmë metri borë në mes të shtatorit, të paktën ky është paralajmërimi i meteorologëve.

Megjithatë bora e shtatorit nuk pritet të zgjasë. Nesër dhe pasnesër pritet sërish një rritje rapide e temperaturave që në alpe do të arrijnë në 20 gradë celsius.