Show Biz

Selma Blair poston foto pas kimioterapisë

09.09.2019 15:32

Aktorja e famshme Selma Blair ka treguar përmes një fotoje për herë të parë gjendjen e saj pas kimioterapisë...

Selma është duke luftuar me Sklerozën Multiple (MS- Multiple Sclerosis) dhe të shtunën, ylli i “Intelituons Cruel” ka ndarë me fansat portretin e saj, me flokët e qethur zero dhe me shenja në fytyrë.
 
Edhe pse kimioterapia në përgjithësi është e lidhur me trajtimin e kancerit, trajtimet më të reja për MS kanë pasur rezultate pozitive.
 
Shumica e fansave e mbështesin vendimin e yllit për të qenë reale, por shumë të tjerë kritikojnë “frymëzimin artistik” që fshihet pas fotos së saj.
 
“Portreti i një Zonje”, shkruante aktorja duke i bërë tag dizajnuesit Thom Browne.