Ndërron jetë legjenda e muzikës spanjolle, Camilo Sesto

09.09.2019 15:32

Legjenda e muzikës spanjolle Camilo Sesto ka ndërruar jetë të dielën mbrëma në Madrid....

Këngëtari i njohur spanjoll vdiq në moshën 72-vjeçare nga një arrest kardiak.
 
“Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”, shkruan në rrjetin social “Tëitter” menaxheri i këngëtarit Eduardo Guervos.
 
Dhimbjes i është bashkuar edhe kryeministri i Spanjës, i cili shprehu ngushëllimet nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
 
“E gjithë Spanja dhe bota që flet spanjisht dhe portugalisht do të vajtojnë humbjen e Camilo Sesto”- tha Pedro Sanchez në një shkrim në “Tëitter”.
 
Sesto shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë karrierës së tij.