“Dardanët” arrijnë në Londër, Kosova gati për ndeshjen e së martës

09.09.2019 15:47

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Angli, ku do ta luajë ndeshjen e radhës në kualifikimet për evropianin e vitit 2020...

‘Dardanët’ janë plotësisht të vetëdijshëm se me çfarë kundërshtari do kenë punë të martën, pasi britanikët  janë edhe lider të grupit A në kualifikueset për “Euro 2020”.
 
Anglia nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet kualifikuese (qoftë evropian apo botëror) që nga tetori i vitit 2009, asokohe u mposht nga Ukraina me rezultat minimal.Që nga ajo kohë, ekipi i Gareth Southgate ka luajtur 42 ndeshje kualifikuese – duke marrë 33 fitore dhe 9 barazime.
 
Por as  Kosova nuk e njeh humbjen tash e dy vite. Disfata e fundit ishte ajo ndaj Islandës në kualifikueset e Botërorit ndërkohë që në grupin aktual nuk ka asnjë humbje e ka siguruar 8 pikë. 
 
Nesër, nga ora 20:45, në stadiumin e Southampton zhvillohet ndeshja mes dy ekipeve të pamposhtura në grupin A të kualifikuesve për Euro 2020.