Kristiano Ronaldo, pranë rekordit të ri

09.09.2019 16:06

Futbollisti Kristiano Ronaldo është shumë pranë një tjetër rekordi me fanellën e kombëtares së Portugalisë...

Futbollisti Kristiano Ronaldo është shumë pranë një tjetër rekordi me fanellën e kombëtares së Portugalisë. Sulmuesi i Juventusit është vetëm 2 gola larg kreut të listës së golashënuesve në kualifikueset e Europianit.

Portugalia ndeshjen e saj të radhës do ta ketë kundër Lituanisë, një mundësi e shkëlqyer për Ronaldon  që në rast të një dygolëshi do të barazonte Robi Kin.

Në 10 ndeshjet e para me Santosin, Ronaldo ka shënuar vetëm 5 gola, por më pas ka  arritur 30 gola në 30 takime. Gjithashtu edhe 4 gola në 5 takimet e fundit.

Vendin e  parë momentalisht e mban Robi Kin me 23 gola, ndërsa ne vendin e dytë qëndron 5 herë fituesi i Topit të Artë me 21 gola.