ISIS kërcënon Europën
ISIS kërcënon vendet e koalicionit kundër militantëve të prezantuar nga presidenti Obama duke i shpallur luftë Europës dhe krishterëve të Sirisë......

Vendimet e Shtetit Islamik u shpallën nëpërmjet videove në You Tube dhe të shpërndara nga mediat egjiptiane.
Aty u bëhet thirrje muslimaneve të veshin këmishët me eksploziv. Në videon e parë që ende nuk është konsideruar autentike konfirmohet se “Shteti Islamik do të qëndrojë pavarësisht sulmeve apo kërcënimeve tuaja”.
Më pas vjen thirrja: “Përgatituni dhe fishni këmishët me eksploziv dhe godisni për të vrarë”.
Video tregon pamjet e Presidentit Obama, mbretit saudit Abdullah, kryeministrit britanik David Cameron, sekretarit të shtetit John Kerry.
Ndërsa një video të dytë profetizohet lufta kundër Europës dhe krishterëve të Sirisë. Në këtë rast shihet një flamur i Al-Qaeda-s që mbulon flamujt e Izraelit, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Arabisë Saudite dhe Gjermanisë. Ndrësa televizioni “Al Arabija” ka hedhur në transmetim një lajm kërcënues të ISIS për Egjiptin me titullin “Përgatituni për një surprizë së shpejti!”
