Marrëveshja e Prepës, Micotakis: E dëmshme, por nuk mund ta ndryshojmë

09.09.2019 16:41

Marrëveshja e Prespës vazhdon të cilësohet e dëmshme nga kryeministri grek, Kiriakos Micotakis....

Marrëveshja e Prespës vazhdon të cilësohet e dëmshme nga kryeministri grek, Kiriakos Micotakis.

Një qëndrim të tillë ai e shprehu edhe në fjalimin e tij në hapjen e Panairit Ndërkombëtarë në Selanik, ku theksoi se gjatë të gjitha takimeve të tij ndërkombëtare e ka përsëritur të njëjtin qëndrim.

Por, ai ka theksuar se pasi marrëveshja është ratifikuar nga Parlamenti grek, ajo nuk mund të ndryshohet. Në konferencën e cila zgjati mbi dy orë e gjysmë, Micotakis iu përgjigj mbi 50 pyetjeve, ndërsa foli edhe për një takim të mundshëm me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për të cilin tha se nuk është paraparë një gjë e tillë, por është e qartë se një ditë do të ndodhë.

“E kam thënë se nëse marrëveshja votohet dhe ratifikohet, atëherë është shumë e vështirë të ndryshohet. Vet marrëveshja nuk parasheh proces të ndryshimit, por vetëm kontroll gjatë implementimit të saj. Jeni të sigurt, do të jemi shumë të ashpër në lidhje me implementimin e marrëveshjes të cilën e konsiderojmë të dëmshme, por gjetëm para nesh, pra ne vetëm e trashëguam atë”,- tha kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis.

Opozita në Greqi me kritika: Micotakis në praktikë e pranon marrëveshjen

Deklaratat e kryeministrit grek kanë shkaktuar edhe reagime të ashpra në vendin fqinj, sidomos nga ana partive opozitare.

Nga SIRIZA thonë se është e habitshme se si Micotakis nga fjalimi i gjerë prej rreth 7.000 fjalësh nuk gjeti asnjë fjalë të thotë për çështjen maqedonase në panair, ndërsa nga një kundërshtues i marrëveshjes ai në praktikë e pranon nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës.

Nga partia MERA25, e ish ministrit të financave të Greqisë, Janis Varufakis, theksojnë se heshtja me të vërtetë habit nëse merret parasysh pasioni patriotik me të cilën Demokracia e Re para zgjedhjeve ishte në luftë gjithëpërfshirëse kundër marrëveshjes.

Edhe nga partia Zgjidhja e Grekëve e orientuar si parti djathtiste, kritikuan Micotakisin se bën vetëm lojëra fjalësh, pasi e ka dhënë Maqedoninë vetëm për postin e kryeministrit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)