Maqedoni

Moti jostabil ndikon te shëndeti i njerëzve. Të martën do të kemi mot jostabil, me shi dhe bubullima

09.09.2019 17:13

Ndryshimet e temperaturave ndikojnë në shëndetin e njeriut, e sidomos tek personat me sëmundje kronike, thonë mjekët...

Nga Ndihma e Shpejtë potencojnë se ditëve të fundit ka pasur thirrje nga personat me tension të lartë të gjakut, me kokëdhembje dhe marramendje. 
 
“Qytetarët më shumë kanë probleme me kokëdhembjen, me tensionin e gjakut dhe gjithsesi pacientët me sëmundje kronike kanë reaksione në këtë kohë të ndryshueshme. Rekomandimet janë që pacientët me sëmundje kronike rregullisht ta marrin terapinë, personat që kanë problem me tensionin e lartë të gjakut gjatë këtyre këto ditëve më tepër ta matin tensionin dhe qytetarët e tjerë të pushojnë më shumë”- tha mjekja e Ndihmës së Shpejtë, Margarita Tripunovska.
 
Sinoptikët bëjnë të ditur se të martën do të kemi mot jostabil dhe me reshje të shiut.
 
“Gjatë ditës së nesërme paradite do të kemi mot me diell, ndërsa pasdite përsëri do të kemi mot jostabil, me vranësira, me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, sidomos në rajonet malore. Temperaturat do të sillen prej 26 deri në 33 gradë celsius”,- u shpreh sinoptikani, Boris Sekirarski.
 
Nga Enti Hidrometeorologjik po ashtu informojnë  se  të mërkurën do të ketë periudha me diell si dhe mot jostabil në anën perëndimore të vendit, ndërsa në juglindje temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë celsius, pastaj deri në fund të javës moti do të stabilizohet.  
 
VLORA LATIFI TOPOJANI