Papa-Lufta e tretë botërore
Konfliktet që aktualisht po zhvillohen në botë janë pjesë e luftës së tretë botërore ka deklaruar Papa Françesku........

"Në botën e sotme, pas kuintave, luhen mjaft interesa, strategji gjeopolitike, etja për para dhe pushtet. Pa harruar këtu edhe prodhimin dhe shitjen e armëve, që duket se është një factor mjaft i rëndësishëm. Konfliktet e shpërndara nëpër botë janë praktikisht një Luftë e tretë Botërore e ndarë pjesë pjesë”, ka qenë paralajmërimi i Papa Françeskut gjatë një meshe të mbajtur të shtunën për nder të më shumë se 100 mijë ushtarëve të forcave aleate të vdekur në Luftën e parë Botërore, të varrosur në Itali.
Papa e ka dënuar ashpër edhe luftën në emër të Zotit, duke legjitimuar përdorimin e forcës nga komuniteti ndërkombëtar për të ndalur sulmet e padrejta të militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë shkaktuar masakra të shumta në Irak dhe Siri, edhe ndaj të krishterëve atje.
“Dhe sot, pasi kemi kaluar dy lufta botërore, mund të flasim edhe për një të tretë, që po ndodh në të gjithë botën, me krime, masakra dhe shkatërrim”, ka thënë Papa.
