Maqedoni
Tetovë, mjeku sulmon fizikisht pacientin
09.09.2019 18:43
Një incident tjetër ka ndodhur në Spitalin Klinik të Tetovës...

Para disa ditësh, pacienti e kishte sulmuar fizikisht mjekun, por kësaj radhe, sipas Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, një mjek ka sulmuar fizikisht një 67 vjeçar nga fshati Brvenicë.
Rasti ka ndodhur në repartin e kirurgjisë. Sipas deklaratës së 67 vjeçarit B. S. nga fshati Bervenicë, sulmi fizik nga mjeku ka ndodhur gjatë kontrollit mjekësor që ka pasur tek mjeku, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.
Pacienti në fjalë i ka thënë policisë se është sulmuar nga mjeku, pasi ka biseduar me telefon me ton të lartë. Organet e rendit po hetojnë rastin.
