Deputetët nuk mbështesin Johnsonin, Britana nuk shkon në zgjedhje të parakohshme
Kryeministri britanik, Boris Johnson....

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë një tjetër goditje nga parlamenti britanik. Propozimi i tij për zgjedhje të reja të cilat u votuan pas mesnatës nuk u mbështet nga shumica e deputetëve.
Boris Johnson mori 293 vota pro si dhe 46 kundër duke bërë që mundur qe të mos kishte me vete shumicën. Atij i duheshin të paktën 434 vota për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Brexit ka futur në një krizë politike Britaninë e Madhe.
Boris Johnson tha përsëri para votimit se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.
Udhëheqësit e BE-së kanë theksuar se nuk kanë marrë ndonjë propozim të ri rreth kësaj çështjeje.
