Takimi Zaev -Mickoski në orën 20:00, fati i speciales në duart e liderëve politikë

10.09.2019 10:35

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, takohen sot në përpjekjen e rradhës për të gjetur zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale

Javën e kaluar, takimi i fundit i grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës nuk dha fryt. Edhe pse në fokusin e takimit do të jetë Ligji për Prokurorinë Publike, lideri opozitar Mickoski ka thënë se do ta hap edhe temën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Takimi i liderëve do të mbahet në Kuvend në orën 20:00, në formatin një plus katër.