Tiranë, Prokuroria kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin

10.09.2019 11:08

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg...

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e  Brendshëm të Shqipërisë,  Saimir Tahirin.

Tahiri, së bashku me Jaeld Çelën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më parë kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.