U mbajt manifestimi, "Mëngjesi në urë" 2014
Për të pestin vit me rradhë, në në Urën e Gurit në Shkup dhe në urën e civilizimeve u mbaj manifestimi tradicional "Mëngjesi në urë"........

Në mesin e qytetarëve të kryeqendrës të cilët kishin zgjedhur që ushqimin e mëngjesit sot ta hanin pikërisht mbi urën e gurit, ishte edhe organizatori kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Qëllimi i këtij organizimi është shoqërimi, fitimi i miqësive dhe këmbimi i mendimeve midis pjesëtarëve nga të gjitha komunat e Shkupit dhe nga të gjitha nacionalitetet, theksoi me këtë rast Trajanovski.
“Urat si simbol i afrimit e treguan rëndësinë e tyre edhe në këtë ngjarje. Shoqërimi gjithnjë e më shumë po bëhet imperativi ynë pasi që gjithnjë e më shumë në këto kohëra të reja, të shpejta të jetesës gjithnjë e më pak kohë kemi për shoqërim. Në Maqedoni, është traditë njerëzit të gjejnë motive për t'u shoqëruar” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Për mënfgjesin e sotëm mbi urë ishte përgaditur ushqim për 2 mijë e 700 qytetarë dhe për 200 turist.
Manifestimi i organizuar nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, u mbështet edhe nga disa ndërmarrjet publike dhe private, si dhe Shkolla e mesme hotelierike “Lazar Tanev” në Shkup. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
