Australi, 140 vatra zjarri, evakuohen banorët në dy zona
Qindra australianë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre....

Qindra australianë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, teksa 140 vatra zjarri kanë shpërthyer jashtë kontrollit në Queensland dhe Uelsin e ri të jugut. Era e fortë dhe lagështia e ulët favorizojnë flakët. 90 shtëpi janë djegur në tërësi.
Mijëra hektarë pyje e tokë janë shkrumbuar. 400 persona gjenden aktualisht në qendrat e emergjencës. Të tjerët janë larguar tek të afërmit në zonat jashtë rrezikut. Të paktën një prej zjarreve dyshohet të jetë i qëllimshëm, megjithatë dyshohet edhe se disa zjarre në Queensland, mund ta kenë pasur fillesën tek loja e fëmijëve me shkrepëse, por ky dyshim ende po investigohet.
Era pritet të ndryshojë drejtimin gjatë mbrëmjes së sotme duke u dhënë shpresë zjarrfikësve se mund të vënë zjarret nën kontroll.
