Maqedoni
PSP e shqetësuar për fatin e të punësuarve, materialet dhe arkivin
10.09.2019 16:04
Prokuroria Speciale Publike është shprehur e shqetësuar me situatën e fundit të krijuar...

Prokuroria Speciale Publike është shprehur e shqetësuar me situatën e fundit të krijuar, dhe sigurinë e të punësuarve, obligimet, arkivin dhe materialet me të cilat disponon kjo prokurori.
“Shprehim shqetësimin tonë për shkak të faktit se deri tash nuk është zgjedhur prokurori publik i cili do ta zëvendësojë Katica Janevën, dhe as miratuar zgjidhja ligjore me të cilin do të rregullohet statusi i kësaj Prokurorie Publike. Mungesa e rregullores për atë se, çfarë do të ndodh me të punësuarit, obligimet, arkivin dhe materialet me të cilat disponon Prokuroria, në situatën kur nuk kemi udhëheqës të institucionit, do të sjellë deri te problemet reale me realizimin e të drejtës së raportit të punë së personave të punësuar dhe pushimin e detyrimeve të institucionit, dhe në të njëjtën kohë do të mungojë edhe kontroll për realizim të procedurave të sigurisë që lidhen me materialet me të cilat disponon Prokuroria”, thonë nga PSP.
