Fushata respekto rregullat, respektoje jetën
Në periudhën tetmujore të vitit 2014 në vend janë shënuar numri i madh I shkeljes së rregullave të komunikacionit, 3500 prej vozitësve nuk e kanë vendosur rrypin, 7100 është dashur të paguajnë gjobë se ka shkelur rregullat dhe 100 kanë marrë vërejtje se nuk kanë vozitur sic duhet.......

Për të pasur më shumë siguri në komunikacion Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar fushatën :” Respekto rregullat, respekto jetën”, me çrast Ministria Gordana Jankullovska, nëpër rrugët e kryeqendrës u ka ndarë vozitësve panfleta.
“Statistikat për gjatë muajt e kaluara flasin se numri i aksidenteve të rënda arrin në 1716, ku 71 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa 1519 janë lënduar. Për këtë arsye filluam fushatën që të zvogëlojmë numrin e statistikave negative në komunikacion. 40 përqind e aksidenteve në komunikacion ndodhin pasi vozitësit e ngasin automobilin me shpejtësi të madhe dhe nuk e mbajnë rrypin. Ndaj Jankullovska u bëri thirrje vozitësve që të respektojnë rregullat e komunikacionit pasi me këtë kanë respektuar jeten e tyre dhe të udhëtarëve” – tha Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Gjatë viti të kaluar në Maqedoni janë regjistruar 198 viktima ndaj nuk duhet që të lejojmë që kjo të na përsëritet gjatë këtij viti.
Fushata do të ndikoj që të ngrihet vetëdija e vozitësve për të ulur numrin e shkelësve të rregullave të komunikacionit tha Jankullovska. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
