LA LIGA

Atletico gjunjëzon Realin në “Bernabeu”

14.09.2014 15:57

Atletiko Madrid e ka gjunjëzuar Real Madridin të shtunën mbrëma në “Bernabeu” duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së tretë të La Ligës spanjolle......

Super sfida mes këtyre dy skuadrave të mëdha spanjolle, ka prodhuar lojë mjaft të mirë, të fortë, me aksione e raste të mira, por që u shënuan vetëm tre gola.

Ndonëse “Los Blancos” diktonte ritmin e lojës, megjithatë, ishte skuadra e Atleticos, e para që kalojë në epërsi me golin e Tiago në minutën e dhjetë, ndërsa ylli portugez Cristiano Ronaldo në minutën e 26-të barazon shifrat nga penalltia, duke e rikthyer Realin në lojë.

Me rezultatin e barabartë 1-1, skuadra shkuan në pushim. Ndërkohë, edhe në pjesën e dytë është luajtur lojë e fortë, me dominimin e skuadrës së Carlo Ancelottit, por ishte Arda Turan (76) heshti “Bernabeun” duke e kaluar Atleicon në epërsi prej 1-2.

Futbollistët e Realit të prirë nga Cristiano Ronaldo pas golit të pësuar me të gjitha forcat e kërkuan golin e barazimit, por assesi nuk u thye mbrojtja e kampionëve në fuqi.

Atletico arrin fitore dhe ngjitët në pozitën e dytë më shtatë pikë, dy me pak se Barcelona, kurse Real Madrid renditët në pozitën e 12-të me vetëm tri pikë të tubuara.