Ekonomi
Bekteshi - Kovaçevski: Investim në kapacitetet e reja, për stabilitet energjetik
10.09.2019 19:03
Realizimi i shpejt i projekteve ekzistuese dhe investimi në kapacitete të reja janë thelbësore për stabilitet energjetik...

Kështu u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit me drejtorin e SHA EMV, Vasko Kovaçevski.
Është diskutuar edhe realizimi i projekteve në pjesën e burimeve të energjisë së rinovueshme, gjegjësisht ndërtimi i termocentraleve fotovoltaike në termocentralin Osllomej dhe Manastir.
“Kërkuam mbështetje nga Ministria e Ekonomisë që të përshpejtohen procedurat administrative në drejtim të përfitimit të koncesioneve, licencave për vazhdimin e punimeve në kombinatin në Manastir, si dhe në termoelektranën në Osllomej, të cilat janë baza e sistemit tonë energjetik dhe stabiliteti mundësohet përmes këtyre dy kombinateve”,- tha drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski.
“Sa i përket ndërtimit të qendrave fotovoltaike në kuadër të termoelektranës Osllomej, prej vitit të ardhshëm do të fillojmë edhe me ndërtimin e një qendre të tillë në kuadër të termoelektranës në Manastir”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Në takim është diskutuar edhe për interesimin e fundit që ka shfaqur Maqedonia e Veriut për të bashkëfinancuar kapacitetin e ri energjetik në Belane, të cilën Bullgaria po planifikon ta ndërtojë.
ZEKIRJA MEXHITI
