Maqedoni

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës, dizeli sërish shënon rritje

10.09.2019 19:51

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës...

Çmimet e benzinës Eurosuper BS-95 do të zvogëlohen për gjysmë denari, derisa ai për Eurosuper BS-98 do të ngelet i pandryshuar.
 
Dizeli për tre javë rresht vazhdon të rritet dhe do të shitet për gjysmë denari më shtrenjtë që do të prek çmimin e 61,5 denarë për litër.
 
Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 nga mesnata do të shitet për 66.5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 69 denarë aq sa ka qenë, derisa Eurodizeli do të rritet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 61.5 denarë për litër.
 
Këto çmime do të vlejnë deri javën e ardhshme.