Botë

Emërohet komisionari i ri për Zgjerim i BE-së

10.09.2019 20:39

Hungarezi, Laszlo Trocscany, do të jetë Komisionar i ri për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian...

Ish-eurodeputeti Trocscany ka qenë ministër i Drejtësisë i Hungarisë, nga viti 2014 deri më 2019.
 
Ai gjithashtu ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë.
 
Troscany nuk është pjesë e partisë në pushtet, Fidez, që udhëhiqet nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.
 
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi në Bruksel, prezantoi anëtarët e kabinetit të saj. Ajo me këtë rast foli edhe për raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se thënë se marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi me këto vende do të jenë një përparësi gjatë presidencës së saj të BE-së.
 
Pozitën e Komisionarit për zgjerim dhe fqinjësi aktualisht e mban politikani austriak, Johannes Hahn.
 
Komisionarët e rinj do të marrin detyrën më 1 nëntor të këtij viti./evropaelire