Cikloni “Talia” solli vërshime në disa pjesë të Ballkanit
Vendet Ballkanike përfshi edhe Maqedoninë prej dje janë përekur nga moti i keq.......

Pas rreshjeve të djeshme të shiut, në Maqedoni të shoqëruar me breshër dhe bubullima, që shkaktuan vërshtërsi në komunikacion, rrëzim të drunjëve por edhe dëme në disa shtëpi, Qeveria e Maqedonisë urdhëroi sot të gjitha organet shtetërore si ministritë, byrotë, fondet, ndërmarrjet publike, agjencitë dhe të gjitha zyrat që janë në pronësi të shtetit, në të cilat nuk punohet 24 orë, të lajmërohet më së paku një person i cili për 48 orë të jetë në institucion dhe të përcjellë gjendjen në këtë periudhë dhe të alarmojë nëse ndodhë që të rrezikohen ato nga uji i shiut.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është informuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim si dhe nga Qendra për menaxhimin e krizës që ekipet e tyre të jenë gjithnjë të gatshme të intervenojnë, dhe se disa prej ekipeve të këtyre dy institucioneve tani më kanë dalë në teren dhe kanë ndërmarrë masa kundër ndikimit negativ të shiut. Qeveria i sugjeron të gjitha njësitë e pushtetit lokal që të përgatisin ekipet e tyre kundër zjarrit dhe të organizojnë roje gjatë 72 orëve në vazhdim, dhe të jenë të gatshëm për intervenim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Edhe në Shqipëri dhe Kosovë janë regjistrua rreshje me bubullima e vetëtima. Në Kroaci janë evakuar rreth 2.000 persona në një qytezë pranë kryqytetit Zagreb, raporton As.
Edhe Sllovenia është goditur nga reshjet e dendura të shiut, sidomos në lindje dhe në jug të saj.
Vërshime në rrugë dhe probleme në trafik kanë patur edhe Bosnja dhe Serbia.Metereologët kanë paralajmëruar se moti jostabil me kushte për rreshje të shiut do të zgjas deri të marten e javës që vjen. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
