Fati i PSP-së, dështojnë negociatat, dallimet mbeten

11.09.2019 09:53

Shtatë orë zgjatën mbrëmë negociatat midis pushtetit dhe opozitës....

Shtatë orë zgjatën mbrëmë negociatat midis pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë publike , për tu përmbyllur si të dështuara në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Edhe pse  dallimet kyçe për ligjin për PP-në dhe për statusin e ardhshëm të PSP-së u lanë në duart e liderëve, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk arritën të dakordohen.

Burime të ekipit negociues të LSDM-së njoftuan se VMRO-DPMNE-ja ka insistuar që me ligjin të shfuqizohen lëndët e PSP-së të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017.

Pushteti ka ofruar të krijohet një prokurori e re për korrupsion të lartë në krye të së cilës do të jetë një prokuror publik i propozuar nga opozita, i mbështetur nga 61 deputetë i cili do të mund të ngrejë lëndë derisa konfirmohet se ka krim edhe në radhët  e pushtetit.

Pushteti apelon për sjellje me përgjegjësi dhe bazuar në interesin shtetëror të të gjithë aktorëve politikë ,  përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në.

Opozita këmbëngul që tek prokurori I ri  të transferohen edhe lëndët nga 18 muajt e para të hapura nga PSP-ja, madje me  mundësi për vjetërsimin e tyre.

Nuk dihet nëse në periudhën në vijim sërish do të ketë takime midis ekipeve negociuese nga të dyja palët.

Më 15 shtator përfundon edhe mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja ”. Prokuroria publike ka vepruar sipas  autorizim të saj dhe ka kërkuar dje nga PSP  marrjen e  të gjitha lëndëe.

Prokurorët që do të veprojnë me këto lëndë do të caktohen  nga prokurori publik Lubomir Joveski.