Osmani: Bisedime do të ketë deri në zgjidhjen e problemit

11.09.2019 10:49

Zëvendës kryeministri i vendit, Bujar Osmani thotë se bisedimet mes forcave politike....

Zëvendës kryeministri i vendit, Bujar Osmani thotë se bisedimet mes forcave politike do të vazhdojnë deri në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për ligjin për prokurorinë publike, me këtë edhe në zgjidhjen e fatit të PSP-së.

Osmani ka  sqaruar edhe dilemën se përse në takim nuk ishin të ftuar përfaqësuesit e partive shqiptare. Kjo sipas tij është për faktin se shqiptarët nuk janë pjesë e problemit.

“Është e rëndësishme që Ligjin ta miratojmë para tetorit, ajo që mbrëmë ka pas një takim maratonë paraqet një mundësi që të gjendet mënyrë për të arritur deri tek zgjidhja e problemit. Jam optimist se do të gjendet një mënyrë dhe vullnet politik që të gjendet një zgjidhje. Besoj që në periudhën e ardhshme” – deklaroi Bujar Osmani.