Gjermani, spitali në flakë, një i vdekur dhe 72 të lënduar
11.09.2019 11:14
Spitali i Duseldorfit u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e një personi....

Spitali i Duseldorfit u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e 72 të tjerëve.
Viktima është një pacient 77 vjeçar. Sipas raportimit të mediave gjermane 11 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.
Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin Marien në rrethin Pempelfort të qytetit është i paqartë, ndërsa fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën. Nga dhoma, tymi u përhap në pesë katet e spitalit.
